në të gjithë Shqipërinë për porosi mbi vlerën 6000L

Çdo ditë nga ora 08:30-21:00

News
17.06.2021.

TREND ALERT: T-SHIRTET MË TË REJA BUZZ

Koleksioni i ri i T-shirteve Buzz më në fund arriti në dyqanet tona. Zbulojmë modelet më trend që do të mbizojtërojnë në këtë sezon.

Çdo vit, sezoni pranverë / verë sjell shumëllojshmëri të trendeve të reja që ne mund t'i imagjinojmë si pjesë të veshjes sonë. Këtu mund të veçojmë këto modele të T-shirteve sepse ato mund të vishen me çdo gjë - xhinse, veshje të rastit, funde dhe fustane, e nëse dëshironi të keni një stil më të veçantë se të tjerët mund ti kombinoni këto T-shirte me pantallona të shkurtra.

Më shumë se në sezonet e mëparshme, stampimet në bluza janë një domosdoshmëri në trendin e këtij viti! Sa më e pazakontë dhe tërheqëse të jetë, aq më mirë. Robo Bear, Lady apo Urban Street - zgjedhja është e juaja, dhe janë këto stampime të cilat e bëjnë veshjen tuaj të veçantë T-shirtet e reja Buzz.

Stil Urban dhe tepër casualT-shirtet e reja të Buzz janë Trend Alert sepse nuk ngjasojnë me asnjë tjetër. Mundësia e kombinimit me pjesët e tjera të veshjes, por edhe fakti që ato janë krejtësisht të ndryshme nga të gjitha T-shirtet që keni pasur deri më tani, do t’ju bëjnë t’i zgjidhni në çdo veshje tuajën gjatë gjithë sezonit Pranverë-Verë.

Të qenit e guximshme ka një çmim të lartë, prandaj plotësohuni duke kombinuar T-shirtin tuaj të preferuar nga koleksioni i ri Buzz me atletet perfekte, por edhe me aksesorët që do t’i theksojnë më tepër këto T-Shirte.

Ato janë ideale për çdo stil urban dhe për të gjitha aktivitetet që do të shijoni këtë verë - në plazh, në natyrë ose në qytet, sepse ato janë të përbëra nga një material i këndshëm, ndërsa prerjet e tyre ndjekin në mënyrë të përsosur linjën tuaj trupore.

Vishini ato në një mënyrë të re, autentike dhe bëhuni ylli i stilit urban të këtij sezoni. Gjeni bluzat e reja Buzz në të gjitha dyqanet tona ose online.

Skuadra Buzz

Artikuj të ngjashëm

26.
May.
2021.
Blog
Bllokimet dhe kufizimet janë akoma të pranishme. Gjithashtu parashikimi i motit nuk ka qenë i mirë këto ditët e fundit.   P...
19.
May.
2021.
Blog
Përshëndetje të gjithë,   Kohët e fundit, po marr çdo moment të jem jashtë, duke shijuar ditët e ngrohta m...