TRANSPORT FALAS

në të gjithë Shqipërinë. Vlera minimale për të kryer porosi online është 3000 LEK.

Kontaktoni në +35544511222

Çdo ditë nga ora 08:30-21:00

Air Force 1 Fontanka - një valë e re rehatie dhe stili
Air Force 1 Fontanka - një valë e re rehatie dhe stili
Blog
24.11.2021.

Air Force 1 Fontanka - një valë e re rehatie dhe stili

Përshëndetje,

Unë quhem Veronica dhe jam pjesë e ekipit të Buzz. Unë kam punuar për Buzz për një kohë të gjatë, por pasioni im për atletet filloi shumë më parë. Koleksioni im i atleteve është një nga gjërat për të cilat jam më shumë krenare sepse tregon personalitetin tim dhe më lejon të “luaj” me çdo veshje. E mbaj mend akoma emocionin që ndjeva kur bleva atletet e para. Për momentin, Nike mbizotëron në koleksionin tim, ndaj ishte më e thjesht që të rrëmbeja nga rafti çiftin e parë të atleteve Air Force 1 Fontanka.

AIR FORCE 1 është një nga linjat më ikonike në botën e atleteve. Fillimet e saj ishin që në vitet '80 dhe shumë shpejt u bë një nga atletet më të preferuara. Me kalimin e viteve, modeli nuk ka pushuar së pësuari përmirësime në teknologjinë e dizajnit, gjë që çoi në një gjurmë të qëndrueshme në nënkultura të ndryshme në shoqëri. Për shembull, e frymëzuar nga kultura e Shën Petersburgut, Nike lëshoi ​​Air Force 1 Fontanka, e cila përmban më shumë shtresa, duke devijuar nga dizajni klasik.

Air Force 1 Fontanka ju imponon të provoni një valë të re rehatie dhe stili. Kjo është për shkak të përmirësimeve në pjesën e mesme e përbërë nga shkuma React për lehtësi dhe zbutje maksimale në çdo hap. Dizajni është unik, plot elementë dhe detaje, në të cilat bie në sy shpirti rebel. Pjesa e sipërme e siluetës është prej lëkure në ngjyrë bezhë, e cila e bën atë një zgjedhje perfekte për çdo gardërobë.

Pamja e thjeshtë retro e këtyre atleteve më lejoi t'i kombinoja me xhupin Nike i preferuari im, i cili më fal ngrohtësi dhe rehati në ditët e ftohta. Air Force 1 Fontanka janë atletet që padyshim plotësojnë koleksionin tim me pamjen e tyre delikate retro, të përshtatshme për çdo stil.

Këto atlete “trendy” i gjeni në të gjitha dyqanet Buzz, Teg, Toptan dhe QTU dhe online.

Ronnie

Lini një koment

Trenutno nema komentara

Artikuj të ngjashëm

10.
Nov.
2021.
Blog
Përshëndetje miq, Po ju shkruaj nga Lubjana, kryeqyteti i Sllovenisë, i ashquajtur vendi i showbiznes. Lubjanën shpesh e krahasojnë me...
29.
Sep.
2021.
News
Ju prezantojmë me krenari ikonën Classic Leather, dizajn i krijuar nga Reebok dhe Buzz, që la një gjurmë unike në historinë e...
30.
Aug.
2021.
News
Është koha për vitin e ri shkollor!  Mblidhni skuadrën tuaj dhe së bashku filloni aventurën tuaj të re.
28.
Jul.
2021.
Blog