në të gjithë Shqipërinë për porosi mbi vlerën 6000L

Çdo ditë nga ora 08:30-21:00

PATCHES OF BLUE SKY ON NIKE AIR MAX 2090
PATCHES OF BLUE SKY ON NIKE AIR MAX 2090
Blog
17.11.2021.

PATCHES OF BLUE SKY ON NIKE AIR MAX 2090

Përshëndetje miq!

Padyshim nëntori nuk është muaji ku ditët me diell janë të pranishmë, por të atyre më shi e mjegull. Kombinimi i ngjyrave dimërore me nuancen blu të qiellit, të fton shpesh për shëtitje të gjata në natyrë dhe qytet. I frymëzuar nga kjo blu e qiellit vendosa të zgjidhja NIKE AIR MAX 2090 me elemente blu, por të ndërthurara me të kuqen dhe u nisa drejt për në Bukuresht për t’u përzier me peizazhin e tyre urban.

Duke qenë një fans i madh i markës, është e lehtë për mua të evidentoj faktin se, 30 vjet pas shfaqjes së modelit klasik Air Max 90, Nike donte që Air Max 2090 të tregoj se dizanji i ri është shumëfish herë më i përparuar se dizanji klasik.Gjithashtu, viti 2090 do të përfshij gjithçka që një atlete të jetë e përsosur me materiale të avancuara dhe me inovacione teknologjike. Njësia e ajrit është 3 herë më e madhe se e NIKE AIR MAX 90, dhe përveç kësaj ato kanë edhe një njësi ajri shtesë në pjësën e përparme, e cila kontribuon shumë në ecje apo vrapim.

Janë të guximshme, bien menjëherë në sy, por përtej pamjes së tyre e cila ndërthuret me të ardhmen, Nike nuk e ka cenuar komoditetin. Ato përshtaten shumë lehtë, duke marrë formën e këmbës për shkak të materialit të sipërm elastik. E preferuara e re, padyshim!

Do të shohim nëse e ardhmja do të përputhet me atë të propozuar nga Nike përmes modelit Air Max 2090, sepse teknologjia po përparon jashtëzakonisht shpejt! Të paktën unë jam i kënaqur me të tashmen tonë në të cilën ka shumë modele të reja atletesh që mund të zgjedhësh. Prandaj, atletet tuaja nuk bëhen monotone. Të paktën jo në garderobën time! Është e vështirë që monotonia të bëhet pjesë e koleksionit Air Max në ofertën e Buzz. Për shembull, kam provuar Nike Air Max 270 bardh e zi, i cili është gjithashtu një model shumë komod, i cili ka pasur një kalim jashtëzakonisht të shpejtë nga sporti dhe vrapimi në stilin e jetës, duke qenë një nga atletet më të dashura që në fillimet e tij. Ato kanë sasinë më të madhe të ajrit në koleksionin Air Max, dhe ndjenja e rehatisë është e mrekullueshme! Seriozisht, duhet t'i provoni!

Këto, së bashku me modelet Air Max 270 apo edhe të gjithë koleksionin Air Max, mund t'i gjeni në dyqanet Buzz Teg,Toptan, QTU ose online.

Dimër të këndshëm!

Ciprian Ciulei

Artikuj të ngjashëm