në të gjithë Shqipërinë për porosi mbi vlerën 6000L

Çdo ditë nga ora 08:30-21:00

MAGJIA E NIKE AIR PRESTO
MAGJIA E NIKE AIR PRESTO
Blog
10.11.2021.

MAGJIA E NIKE AIR PRESTO

Përshëndetje miq,

Po ju shkruaj nga Lubjana, kryeqyteti i Sllovenisë, i ashquajtur vendi i showbiznes. Lubjanën shpesh e krahasojnë me Berlinin pasi është e vogël, por e larmishme dhe e gjallë. Një avantazh të cilën e shijoj jashtëmase është ndërthurja e zonave urbane me ato të gjelbra. Prandaj, pas punës së palodhur që bëj në televizion, radio dhe në teatër, gjihmonë bëj një shëtitje në park. Atletja më e gjithanshme që kupton natyrën e vrapimit dhe ecjes urbane është Nike Air Presto.

Atletet Nike Air Presto u shfaqën për herë të parë në Lojërat Olimpike të Sidneit në vitin 2000. Atletet e mijëvjeçarit të kaluar janë ridizajnuar për mijëvjeçarin e ri, ku do të “godasi” pikërisht  vrapuesit urban. Vrapuesi urban nuk do të thotë më vetëm dikë që vesh pantallona të shkurtra dhe një T-shirt vrapimi, por gjithashtu shënon të gjithë ne që kemi projekte të shumta nëpër qytet, kështu që duhet të vrapojmë nga takimi në takim.

Nike iu referua Presto si një ‘t-shirt for your feet’ dhe e ofroi modelin në të gjitha madhësit ashtu si edhe T-shirt. Atletja stimulon ndjesinë e vrapimit zbathur dhe përshtatjen perfekte për këmbët. Presto është e përbërë fillimisht nga rrjeta neoprene e cila mbulon gjithë pjesën e sipërme te atletes, goma e atletes është e butë në mënyrë për të ofruar rehati gjatë ecjes apo vrapit. Megjithatë, pjesa më e spikatur janë ngjyrat argëtuese që ato ofrojnë. Duke filluar nga e zeza klasike, e ndjekur me të bardhën e kështu me rradhë. Pika e fortë e Presto është pikërisht guximi.

Hoodie, të cilin e kam veshur në photoshoot është mjaft komod. E them me bindje të plotë, sepse butësia dhe ngrohtësia që jepte ishte e njëjtë me ndjesin e përqafimit. Tutat sa të thjeshta aq edhe të bukura e komode janë, duke dhënë kështu lëvizshmëri. Nga ana tjetër, është xhupi i cili të mbron nga freskia e motit të ftohtë. E gjeni tashmë në dy kolore, kaf dhe të zi, por ”surpriza”  e xhupit është kthimi i anëve të tij. Duke përfituar kështu një ngjyrë tjetër të re, grin. Çfarë mashtrimi, nuk ju duhen dy xhupa të ndryshme, sepse keni dy në një! Pjesa më interesante është gjendet tek zinxhiri, të cilin thjesht e ktheni dhe tashmë keni një xhup të re. Kaq e thjeshte.

Faleminderit që lexuat blogun tim, shpresoj të ritakohemi në dyqanet BUZZ ose ne faqen BUZZ online shop për të pare të gjitha atletet, veshjet dhe aksesoret më të fundit.

Žan Papič

Artikuj të ngjashëm