TRANSPORT FALAS

në të gjithë Shqipërinë. Vlera minimale për të kryer porosi online është 3000 LEK.

Kontaktoni në +35544511222

Çdo ditë nga ora 08:30-21:00

Nën ritmin e New Balance 997
Nën ritmin e New Balance 997
Blog
13.10.2021.

Nën ritmin e New Balance 997

Përshëndetje miq,

Në dy muajt e fundit, shpesh e gjej veten të mahnitur nga ritmi i jetës së përditshme, midis studios së vallëzimit dhe projekteve të tjera krijuese, dhe për këtë arsye ndjenja e rehatisë është gjithmonë ajo çfarë unë kërkoj. Kërkimi për atletet e duhura dhe të rehatshme, më dërgoi tek New Balance 997.

Modeli ikonik 997 u prezantua në vitet '90 dhe u bë mjaft i kërkuar në një kohë të shkurtër. Sinteza unike midis teknologjisë, komoditetit dhe stilit e bën këtë siluetë zgjedhjen ideale për një përmirësim të çdo veshjeje.

Gjenerata e Re 997 dallohet nga ngjyrat modeste gri, që New Balance i ka ruajtur me kalimin e kohës, dhe këtë here i ka kombinuar me ngjyra më të gjalla. Atletet përbëhen në pjesën e sipërme me një material kamoshi me detaje të frymëzuara nga modeli i viteve '90. E verdha e ndritshme në shkronjën "N" gjithashtu dallohet edhe në mjegull. Tabani është i përbërë nga një gomë e butë e cila siguron një ndjenjë rehatie gjatë ecjes. Këto janë karakteristika jashtëzakonisht të rëndësishme që një kërcimtar duhet të kërkojë në një atlete.

Sot, unë bëra një shëtitje nëpër qytet me siluetën e re të kombinuar me një hoodie dhe tuta në të njëjtat ngjyra vjeshte të New Balance 997, dhe duhet të pranoj që u mahnita nga ndjenja e rehatisë që kam përjetuar në çdo hap. Me NB 997 ju përjetoni ndjesinë se çdo destinacion është brenda një distance shumë të shkurtër.

Gjejeni këtë ndjenjë rehatie në dyqanin më të afërt Buzz ose online.

Stay fresh,

Remi

 

Lini një koment

Trenutno nema komentara

Artikuj të ngjashëm

29.
Sep.
2021.
News
Ju prezantojmë me krenari ikonën Classic Leather, dizajn i krijuar nga Reebok dhe Buzz, që la një gjurmë unike në historinë e...
30.
Aug.
2021.
News
Është koha për vitin e ri shkollor!  Mblidhni skuadrën tuaj dhe së bashku filloni aventurën tuaj të re.
28.
Jul.
2021.
Blog
23.
Jun.
2021.
Blog
Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur që jam përsëri me ju me një pamje më të relaksuar verore. K...
17.
Jun.
2021.
News
Koleksioni i ri i T-shirteve Buzz më në fund arriti në dyqanet tona. Zbulojmë modelet më trend që do të mbizojtërojn&eum...