TRANSPORT FALAS

në të gjithë Shqipërinë. Vlera minimale për të kryer porosi online është 3000 LEK.

Kontaktoni në +35544511222

Çdo ditë nga ora 08:30-21:00

Sport dhe trend me Nike Air Max Genome
Sport dhe trend me Nike Air Max Genome
Blog
22.09.2021.

Sport dhe trend me Nike Air Max Genome

Përshëndetje!

Si fillim, më lejoni t'ju prezantohem. Unë quhem Agata Kocijančič dhe jam një fanse e madhe e modës dhe rehatisë. Unë jam një adhuruese e kafshëve dhe natyrës, gjithashtu pëlqej sportet dhe gatimin. Për këtë arsye ju mund të më gjeni shpesh në kuzhinë duke krijuar kryevepra të ëmbla. Ndërsa bëj gjërat që më pëlqejnë, kam nevojë për këpucë të rehatshme dhe funksionale, kjo është arsyeja pse Nike është zgjedhja e duhur për mua, sepse ato më lejojnë të kaloj nga palestra në photoshoot dhe më pas në kuzhinë.

Kam veshur atlete Nike që kur kam qenë fëmijë dhe gjithmonë e kam dashur linjën Air Max. Secili nga modelet e tyre përfaqëson rehati të jashtëzakonshme dhe tendencat aktuale të modës. Origjinali Air Max 1 u prezantua në 1987 dhe që atëherë linja është përmirësuar vazhdimisht me çdo model të ri dhe përfaqëson një histori të vërtetë suksesi. Modeli i ri Nike Air Max Genome vazhdon këtë histori me një prekje të teknologjisë së re dhe modës së fundit.

Fillimisht u tërhoqa nga Nike Genome me ngjyrën e saj të rozës së lehtë dhe modelit Air, e cila mund të shihet përgjatë gjithë tabanit të këpucëve. Ky model siguron rehati gjatë gjithë ditës dhe një hap të lehtë, për të cilin më duhet veçanërisht kur jam në xhirime. Për më tepër, e gjithë pjesa e sipërme është e mbuluar me një rrjetë aerodinamike, e cila siguron qarkullimin e ajrit dhe kështu e bën atë të përshtatshme për stërvitje ose vrapim kur jam vonë. Në fund, u binda për të blerë atlete për faktin se të paktën 20% e atleteve janë të përbëra nga materiale të ricikluara.

Modeli inovativ, në modë dhe ekologjik i Genomit është i disponueshëm në Buzz në ngjyrën e rozës së lehtë si edhe kombinimi i bardhë me rozë të ndezur dhe portokalli të lehtë. Ejani dhe shikoni gjithashtu koleksionin e rrobave Nike dhe vishuni me stile dhe gjithmonë në modë.

Atletet Nike Air Max Genome dhe shumë të tjera mund ti gjeni online si edhe në të gjitha dyqanet tona Buzz. Buzz ofron alternativa të ndryshme produktesh që ju të visheni nga koka te këmbët.

 

Ju uroj një ditë të këndshme!

Agata

 

Lini një koment

Trenutno nema komentara

Artikuj të ngjashëm

29.
Sep.
2021.
News
Ju prezantojmë me krenari ikonën Classic Leather, dizajn i krijuar nga Reebok dhe Buzz, që la një gjurmë unike në historinë e...
30.
Aug.
2021.
News
Është koha për vitin e ri shkollor!  Mblidhni skuadrën tuaj dhe së bashku filloni aventurën tuaj të re.
28.
Jul.
2021.
Blog
23.
Jun.
2021.
Blog
Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur që jam përsëri me ju me një pamje më të relaksuar verore. K...
17.
Jun.
2021.
News
Koleksioni i ri i T-shirteve Buzz më në fund arriti në dyqanet tona. Zbulojmë modelet më trend që do të mbizojtërojn&eum...