në të gjithë Shqipërinë për porosi mbi vlerën 6000L

Çdo ditë nga ora 08:30-21:00

Blog
14.07.2021.

LE TË KËRCEJMË NË NIKE AIR ZOOM-TYPE SE

Përshëndetje!

 

Për të gjithë ju, të cilët më njihni tashmë, emri im është Naser Gutić, i njohur si B-boy Naki në botën e kërcimit. Si një breakdancer profesionist, atletet janë pjesa më e rëndësishme e garderobës time. Atletet që përdor duhet të jenë komode, të lehta dhe me mbështetje të shkëlqyer, pa marrë parasysh sipërfaqen. Mbi të gjitha, më duhet një dizajn tërheqës për të më frymëzuar.

Unë përdor atlete çdo ditë, kështu që duhet të kenë cilësi të lartë që unë të jem në gjendje të kërcej në to. Atletet gjithmonë plotësojnë pamjen time dhe më pëlqen të shoh kur ato tërheqin vëmendjen e njerëzve dhe më bëjnë të ndihem i veçantë. Çdo dizajn inspiron dhe promovon krijimtarinë time ndërsa krijoj lëvizje të reja kërcimi.

 

 

Modeli Nike Air ZOOM-TYPE SE rrëmbeu vëmendjen time me detajet e vogla, të tilla si tekstili me kuadrate dhe qepjet dekorative zig-zag. Tabani i tyre i përbërë nga një material gome i butë Zoom, të cilat përdorin një teknologji të përdorur gjithashtu nga atletë profesionistë dhe që i japin këpucëve një pamje të tërheqëse. Ato janë jashtëzakonisht të lehta, të buta dhe i përshtaten këmbës jashtëzakonisht mirë. Unë gjithashtu e kam testuar këtë model gjatë kërcimit dhe këto atlete e kanë kaluar provën, por gjithashtu kanë fituar reagime pozitive nga njerëzit në lidhje me pamjen time moderne. Për më tepër, i rezistuan saltrove dhe disa trukeve të tjera akrobatike ku më kanë siguruar një ulje të butë dhe të lehtë në dysheme.

 

 

Atletet Nike Air ZOOM-TYPE SE dhe shumë të tjera mund ti gjeni në website-in tonë Buzz ose në dyqanet tona. Buzz ofron një larmi atletesh të një cilësie të lartë dhe dizajni të shkëlqyer, të cilat mund të përshtaten me çdo rast. Përveç kësaj, dyqani ofron veshje moderne dhe aksesorë të shkëlqyer për të kompletuar çdo veshje.

 

 

Shpresoj të shihemi së shpejti.

Naki

Artikuj të ngjashëm