në të gjithë Shqipërinë për porosi mbi vlerën 6000L

Çdo ditë nga ora 08:30-21:00

Blog
30.06.2021.

Le të kemi një verë me paleta pasteli

Hey, miq!

 

A jeni gati për verën? E di, unë jam!

Këtë verë zgjedhja ime ndodhi menjëherë - modeli Nike AM95. Ju e njihni shumë mirë Air Max 95 - atlete me një status legjendar në kulturën e stilit urban. Mund të lexoni histori interesante rreth tyre, të cilat flasin për këtë simbolikë në kultura të ndryshme. Air Max debutoi dy dekada më parë me elementë të verdhë neoni, të cilët tërhoqën vëmendje të menjëhershme.

Këtë vit Nike u kushton përsëri vëmendje të madhe detajeve dhe qëndrimit elegant femëror. AM95 i ri ka siluetë klasike dhe tone verore, të cilat na kujtojnë atë atmosferën e viteve '90. Menjëherë bëj lidhjen midis Air Max dhe ndikimit të tij në kulturën Hip Hop dhe jam e sigurt që do të gjeni mënyrën tuaj për ta shprehur atë.

Këtë vit industria e modës bën rikthim të fuqishëm të vitet ‘90 - me ngjyra, silueta dhe dizajne. Për më tepër, kjo epokë shënoi histori me disa nga modelet më të paharrueshme në kulturën e atleteve. 95-a është modeli im i ri i preferuar sepse është një ndërthurje perfekte midis rehatisë së pabesueshme dhe ndjesis së trendit. Panelet anësore ikonike tërheqin përsëri me ngjyra më të ndritshme - perfekte për verën, ndërsa elementi ‘Worldwide’ i dukshëm në thembër më jep rehati me çdo hap.

Gjithashtu, ato janë shumë të lehta për t'u kombinuar. Në ditët e nxehta preferoj të vesh T-shirts oversized me streçe ose pantallona të shkurtra. Dhe kjo është arsyeja pse nuk kam asnjë dyshim që Air Max 95 do të ketë impakt të madh dhe do të jetë në qendër të vëmendjes. Është koha për festivalet e verës!

Mund ti gjeni në të gjitha dyqanet tona BUZZ në Teg, Qtu, Toptan ose online.

Deri herën tjetër,

Akasha

Artikuj të ngjashëm