në të gjithë Shqipërinë për porosi mbi vlerën 6000L

Çdo ditë nga ora 08:30-21:00

Blog
23.06.2021.

WE VIBE IN PINK

Përshëndetje të gjithëve!

Jam shumë e lumtur që jam përsëri me ju me një pamje më të relaksuar verore. Këtë herë, për të nisur një verë fantastike, unë kam veshur atletet Nike Air Max Genome.

Modeli Nike Air Max Genome ka elementët kryesorë nga modelet e kaluara dhe vjen në ngjyrat Bubble Gum, pjesa e sipërme është  e ndërtuar me një material në formë rrjete, lëkurë me vrima si dhe veshje sintetike.

 

 

Nike Air Max Genome ‘White Bright Mango’ janë atlete të frymëzuara nga estetika e fillimit të viteve 2000 dhe janë bërë me të paktën 20% materiale të riciklueshme, të cilat më pëlqyen jashtëzakonisht shumë.

Ngjyra rozë në pjesën e sipërme dhe elementi Nike Air i japin një pamje të gjallë dhe femërore këtyre atleteve plot stil.

Ja pse unë zgjodha këtë model Nike Air Max Genome nga koleksioni Buzz, sepse është një kombinim perfekt i dizajnit tërheqës, komoditetit të pakrahasueshëm dhe pamjes së freskët.

 

 

Ato përshtaten në mënyrë të përkryer në stilin tim këtë sezon me çdo stil veshjeje. Ku do ti vishnit këto atlete? Si do t’i kombinonit dhe cili është vendi juaj i preferuar gjatë kësaj periudhe?

Ne jemi duke pritur për kombinimet tuaja, por deri atëherë shijoni, relaksohuni këto ditë me diell dhe ecni me krenari me atletet tuaja Buzz.

Këto modele mund t’i gjeni në dyqanet Buzz ose mund t’i porosisni në online.

Shumë dashuri për ju!

 

Antonia

Artikuj të ngjashëm