në të gjithë Shqipërinë për porosi mbi vlerën 6000L

Çdo ditë nga ora 08:30-21:00

Blog
12.05.2021.

TIPIKJA ATIPIKE NË AIR MAX ZEPHYR

Hej, ka kaluar shumë kohë që kur kam shkruar për herë të fundit në Buzz blog. Shpresoj të më mbani mend, por më lejoni të rikujtoj të gjithë ata që sapo kanë filluar të ndjekin blogun BUZZ - unë jam Katja Spanka dhe jam një artiste make up-i dhe sipërmarrëse, si dhe gjithashtu një adhuruese e madhe e atleteve.

Me shumë mundësi, një vajzë si unë ishte e pritshme që do të kishte një pasion për grimin por edhe e ndjekur nga të gjitha tiparet e personalitetit "vajzëror". Edhe pse ndonjëherë ndihem si një vajzë tipike dhe më pëlqen të vishem me fustane me ngjyra pastel, gjithnjë është brenda meje kjo Katja e çmendur, e cila është entuziaste për sportet motorrike, shpejtësinë dhe sfidat që nuk janë aspak vajzore. Për shembull: ngarja e makinave në pistat e garave është hobi im i parë në listën time, prej shumë kohësh tashmë. Kush do ta kishte menduar ...? Për veten time, mund të them se jam tipi atipik.

Kështu janë edhe atletet që kam veshur në seksionin fotografik për BUZZ. Megjithëse pamja është tipike e atleteve Air Max duken me një taban me flluska dhe disi na kujtojnë modelin Air Max 720-818, me këtë siluetë Nike ka bërë një hap përpara. Sholla është edhe më e rafinuar, dhe me teknologjinë e saj ofron mbështetje dhe rehati gjatë ecjes. Rehatia është konstante dhe tipike për të gjitha modelet Air Max, apo jo? Sidoqoftë, ajo që e bën Air Max Zephyr atipike, është padyshim pamja e së ardhmes. Flluskat e ajrit në anësore dhe modelet interesante të pëlhurës japin një pamje të gjallë dhe të freskët që kombinon dhe bie në sy me çdo veshje. I kombinova këto atletet me një veshje futuristike Nike në nuancat e të bardhës.

Çfarë ngjyre atletesh preferoj unë? Zakonisht gjithmonë kërkoj veshje të modës në ngjyrë të zezë, por këtë herë çuditërisht u binda nga ato modele me më shumë ngjyra, zgjodha kombinimin e ngjyrave të zezë-bardhë-blu. Përsëri, diçka krejt atipike për mua.

Veshjet thjesht tipike të nxehta dhe modeli i çmendur Air Max Zephyr që kam veshur në set mund të blihen në të gjitha dyqanet e BUZZ dhe në  faqen e web online.

Shihemi në takimin e rradhës,

KatjaSpanka

Artikuj të ngjashëm