në të gjithë Shqipërinë për porosi mbi vlerën 6000L

Çdo ditë nga ora 08:30-21:00

Blog
13.01.2021.

BLACK OR WHITE AIR FORCE 1 – DECISION IMPOSSIBLE

Hej njerëz të BUZZ! Emri im është Nina Retar dhe kam qenë pjesë e ekipit të BUZZ për më shumë se një vit. Ky është postimi im i parë në blog dhe shpresoj t'ju sjellë ide dhe frymëzim për të kombinuar atletet e mia të preferuara!

Modeli Air Force 1, lançuar fillimisht në 1982 dhe i dizenjuar nga projektuesi legjendar i Nike, Bruce Kilgore, ishte sipërmarrja parë e Nike në botën e NBA.

Që atëherë, përveç se është zhytur në kulturën e basketbollit, Nike Air Force 1 është bërë një atlete e domosdoshme për shumicën e njerëzve me një stil elegant dhe një pamje minimaliste, veçanërisht në verë. Këtë herë do të doja t'ju prezantoja dy palë atlete të Air Force, të cilat janë një aksesor i shkëlqyeshëm i modës për të gjithë fashionistët dhe ata që vlerësojnë cilësinë dhe komoditetin.

Për periudhën aktuale të dimrit, unë do zgjidhja mes një palë më të errët, e cila kombinohet mirë me rrobat e errëta të dimrit dhe mes atleteve të kultit ngjyrë të bardhë të Air Force.

Më pëlqejnë shumë të dy kombinimet e ngjyrave, por mendoj qe kemi nevojë për energji pozitive në fillim të këtij vitit premtues, ndaj unë vendosa për një atlete me ngjyrë të bardhë me detaje argjendi. A nuk janë mjaft të dukshme?

Ndër fotografitë mund të shihni se si i kam kombinuar të dy palët e atleteve të Air Force.

Të gjithë juve që morët një minutë dhe lexuat këtë postim në blog, ju uroj një Vit të Ri të mbarë dhe të suksesshëm!

 

Nina

Artikuj të ngjashëm