në të gjithë Shqipërinë për porosi mbi vlerën 6000L

Çdo ditë nga ora 08:30-21:00

Blog
20.10.2020.

Për të qënë pjesë e së ardhmes duhet të shikojmë tek modelet Klasike

Përshëndetje,

 

Unë jam Remi dhe jam një koerograf dhe balerin. Ne të gjithë biem dakort që ky vit nuk është fare i zakonshëm, sidmos për njerëzit si unë. Gjatë gjithë jetës time unë jam shprehur vetëm nëpërmjet kërcimit. Dhe ajo çfarë më bën mua të rritem është dëshira për të ndjekur ëndrrat dhe qëllimet.

Kërcimi më dërgon mua në vende të ndryshme dhe unë jam gjithmonë në vende dhe qytete të reja.

Aventura ime fillon me partneret NIKE CORTEZ BASIC dhe  NIKE AIR FORCE 1 '07, që janë dizanjet më të përshtatshme për mua. Këto atlete tërhoqën vmendjen time që në momentin e pare që unë i pashë ato. Të thjeshta, të pastar dhe të krijuar për njerëz modern.

 

Unë mezi pres tju them që të dyja modelet janë pjesë e Nike "Recycled Canvas” Pack që janë pjesë e inovacionit Nike “Move to Zero”. Qëllimi kryesor është që të shkojë drejt prodhimit zero karbon dhe zero impakt drejt produktit. E thënë në fjalë më të thjeshta, kjo do të thotë se këto atlete janë krjiuar nga materiale të riciklueshme dhe ky fakt më tërhoqi mua menjëherë. Pjesa e sipëme dhe lidhëset e Flylether Swooshes dallojnë nga dizanji dhe ngjyrat e zgjedhura.

 

NIKE AIR FORCE 1 është një nga të preferuarat e mia të të gjithë kohërave. Me një siluetë klasike, model ekologjik dhe shumë i rehatshëm.

CORTEZ më pëlqen sepse ka një ndjesi më sportive që është më i lehtë dhe perfekt për të kërcyer.

Të dy modelet janë dizenjuar për të ardhmen dhe më pëlqen shumë që janë krijuar veçanërisht për mua. Më pëlqejnë tonet e grisë, sepse janë lehtësisht të kombinueshme, perfekte për në vjeshtë dhe të kombinueshme.

Më pëlqen të jem në zonën time të rehatisë dhe kjo vjen kaq natyrshëm me Modelet Nike. Vera është plot diell dhe me shkëlqim por vjeshta është me re dhe e paparashikueshme. Dhe ashtu si vjeshta  AIR FORCE 1 '07 dhe  CORTEZ kanë elementët më me shkëlqim dhe më të kombinueshëm për këtë stinë.

Nxitoni ti gjeni ato në dyqanin më të afërt Buz ose Online, po të presin ty.

 

 

Remi

 

Artikuj të ngjashëm