në të gjithë Shqipërinë për porosi mbi vlerën 6000L

Çdo ditë nga ora 08:30-21:00

Blog
23.09.2020.

TAKONI GRUPIN. DOJA TË THOJA FAMILJEN :)

Sa prej jush e kanë takuar shokun/ shoqen e ngushtë – totalisht rastësisht? Dhe sa prej jush e konsiderojnë grupin si pjesë e familjes tuaj? Ne ju prezanotjmë Anastasia, Ines, Andrea, Ana dhe Mateja. 4 vajza dhe 1 djalë – me interesa dhe hobi të ndryshme, të cilët bëjnë një skuadër fantastike dhe kanë të përbashkët dashurinë për shoqëri të mirë dhe qejf.

Ana prezantoi skudrën e saj dhe interesat e tyre individualë dhe cilësitë e karakterit – të cilat janë të ndryshme, por përsëri unike si skuadër:

Ana: “Shkurtimisht, ne e kemi njohur njëri-tjetrin për katër vite, ne u takuam në shkollën verore dhe shkuam në shkollën e mesme. Ne jemi të veçantë sepse jemi nga qytete të ndryshme, ne jetuam bashkë në një shtëpi dhe u bëmë një familje. "

Matej, një djalë që dashuron sportet, lojërat, historinë dhe qejfin. Ti e di që këto njerëz janë gjithmonë vonë dhe është e pamundur t’i thërrasësh kur ato fusin pak nga bota e "tyre". Pra ky është Matej-i jonë . Por duhet ta pranojmë, koha e kaluar me të është gjithmonë shumë qejf. Ne kemi shumë qejf të dëgjojmë historitë e tij për heronjtë dhe luftën. Ai është mbrojtësi ynë dhe një shpatull për mbështetje.

Anastasia është një vajzë që adhuron kuajt dhe shpesh ndodh që ajo e kalon ditën në një klub kuajsh dhe na lë pas dore për shkak të kalit të saj Asker. Ajo mori pjesë në kompeticione të ndryshme dhe feston me Asker. Ajo është vërtetë "gallatë", më e relaksuara nga të gjithë ne dhe një person që ka aftësinë të "kthejë cdo situatë në një shaka". Teksa mendojmë për të, na shfaqet një buzëqeshje në fytyrë.

Andrea është një vajzë që adhuron matematikën, fizikën, këndimin dhe aktrimin. Ajo fitoi cmimin për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit Viva. Në grupin tonë, ajo është personi që bie gjithmonë në dashuri dhe plot dashuri për të tjerët.

Ines është mazhorenja jonë. Ajo dashuron të kërcejë dhe këndojë. Ajo shkoi në Francë me mazhorenët dhe ishte pjesë e ceremonisë që markon fillimin e vjeshtës në Bastijë. Ajo gjithmonë thyen akullin teksa pjesa tjetër e grupit nuk i intereson të bëjnë ndonjë gjë dhe është shumë trime. Zjarr dhe lule delikate .

Për bashkëbiseduesen tonë kryesore, Ana, miqtë e saj ranë dakord të thonë disa fjalë për të:

"Ana është anëtarja e grupit që është gjithmonë e përgjegjshme, ambicioze, nuk i thyen lehtë rregullat, gjithmonë mundohet të arrijë në kohë, organizon gjithcka dhe e mban skuadrën të arsyeshme. Përveç se shokëve , muzika, piano dhe volejbolli janë tre gjëra që e bëjnë atë të lumtur dhe pa të cilën ajo nuk mund të imagjinojë jetën. "

Me të gjithë dallimet dhe karakteristikave specifike për secilin nga to, ky grup ka marrë pjesë si skuadër reale në shumë kompeticione dhe projekte – për të cilat ata ndajnë interes të përbashkët.

Andrea, Ines dhe Ana kënduan në Romë në ceremoninë e vdekjes së Mbretëreshës Catherine. Bashkë, ata kanë marrë pjesë në kompeticione internacionale në gjuhë klasike. Disa fituan vendin e dytë dhe të tretë. Ata zakonisht e kalojnë kohën e tyre tëlirë në fushat e sportit, sepse ata janë më të zënë atje. Një gjë tjetër për të cilën skuadra është krenare, është fakti që së bashku me studentë të tjerë të shkollës që ata marrin pjesë, ata mbledhin rroba dhe para për një jetimore Afrikane – Mali Dom.

Artikuj të ngjashëm