në të gjithë Shqipërinë për porosi mbi vlerën 6000L

Çdo ditë nga ora 08:30-21:00

Blog
16.09.2020.

FLAWLESS IS THEIR MIDDLE NAME

Ata kanë gjithë jetën që kërcejnë. Ata mund të kërcejnë disco dance, hip hop, balet kontemporan, salsa, Zumba, bachata… Ata kanë fituar çmime pafund në kompeticione ndërkombëtare dhe janë veçanërisht krenarë për çmimin e pare në kategorinë e grupit të vogël në disco dance, duo dhe solo, të cilin ata e fituan në kompeticionin ndërkombëtar në Dhjetor 2019. Ata janë Lena Potparić, Staša Radivojević dhe Mina Đorđević – Lena dhe Mina janë 18 vjeç, dhe Staša është 16 – ata janë nga Kragujevac, një qytet në zemër të Šumadija, dhe kur i takon ata e kupton që Flawless nuk është vetëm emri i grupit të tyre të kërcimit, por gjithashtu edhe epiteti që i përshtatet atyre në mënyrë perfekte. 

 

 

Ata do dëshironin që një ditë të jenë kërcimtarë profesionalë. Ata kanë marë pjesë rregullisht në të gjithë panairet e kërcimit, kanë provuar rregullisht stile të reja kërcimi, dhe gjatë verës ata kanë punuar me fëmije dhe si asistentë koerografë. 

 

Lena është shumë e lëvizshme dhe nuk mund të rri në një vend. Ajo është e preferuara e grupit, falë energjisë dhe karizmës së saj të pabesueshme. Ajo është e pandalshme, veçanërisht kur ajo dëgjon ritmin e muzikës që dashuron, por gjithashtu kur kamera është drejtuar drejt saj. 

 

 

Staša është anëtarja më e re e grupit, dhe pak e turpshme derisa ajo hyn në skenën e kërcimit. Ajo e dashuron kërcimin kontemporan më së shumti, dhe mjafton ti jepni pak hapësirë, që të ndodhë magjia e vërtetë. Në ato momente, ajo bëhet një mjelmë më e hijshme dhe të lë pa frymë. 

 

 

Mina është vajza me flokët e gjata të zeza dhe me sy enigmatikë që ndryshojnë në momentin që ajo fillon të kërcejë. Pastaj, ajo është në flake, “një force e pandalshme” në skenën e kërcimit, dhe ashtu papritur turpi që binte në sy zhduket plotësisht. 

 

 

Të treja shkojnë në shkollë dhe janë studente të shkëlqyera. Ato janë të gjithanëshme, kështu që ato mund të mburren për notat e larta në literature dhe konkurse linguistike. Gjithsesi, dashuria e tyre e vërtetë është kërcimi, dhe kjo është e mirë treguar në videon më poshtë. 

 

 

Nuk ka rëndësi nëse është hip hop, disco dance ose balet – Lena, Staša dhe Mina e shijojnë cdo lëvizje që ato bëjnë. Për ta, kërcimi është emocion, dashuri, inspirim dhe një burim energjie i pafund. Ne ishim të emocionuar me afërsinë e tyre, sjelljen dhe energjinë positive që ato shpërndajnë dhe faktin që ato nuk lodhen – ato janë gjithmonë gati të përsërisin lëvizje të reja ose një koerografi të tërë dhe nuk ka gjë të vështirë për to. 

Ato janë vërtet “The Coolest School Crew” , dhe Flawless është emri i tyre i dytë

Artikuj të ngjashëm