në të gjithë Shqipërinë për porosi mbi vlerën 6000L

Çdo ditë nga ora 08:30-21:00

Blog
08.09.2020.

Le të fillojmë me Go-Breakers

Go Breakers – ata ndajnë të njëjtin pasion për kërcimin, këmbënguljen dhe motivimin, që i kanë drejtuar drejt 26 titujve kombëtarë, 9 tituj Europianë dhe 11 tituj botërorë. Kompeticionet, performancat dhe stërvitjet, në Slloveni edhe jashtë, nuk janë e vetmja gjë qëi lidh ato. Të gjithë anëtarët e skuadrës janë ambiciozë, të gatshëm të punojnë shumë dhe kanë një sens të përbashkët humori që i lidh ata dhe kjo është arsyeja që ata u bënë shokë të vërtetë. I gjithë grupi kanë qenë bashkë për rreth një vit, por të gjithë janë bërë shokë të vërtetë. Ata gjithmonë dinë si të dëgjojnë dhe të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në kohë të mira dhe të këqija. Për ata, break dance nuk është kërcim dhe sport, por ata e shikojnë si shprehje e vetvetes në një rreth shokësh që shkruajnë të njëjtën histori dhe mbështesin njëri-tjetrin. Pavarësisht ritmit të zellshëm, skuadra jonë gjithmonë gjen kohë për picën apo embëlësirën e preferuar. A na duhet të dimë më shumë për të thënë që ata janë skuadra më super? 

Ata stërviten tre orë në ditë, cdo ditë, dhe i pëlqen të harxhojnë fundjavat e tyre të lira në aventura të paharrueshme, si kampet e kërcimit, performancat përpara një audience dhe kompeticioneve. Ata gjithashtu organizojnë evente ndërkombëtare kërcimi, panaire për fëmijë dhe adoleshentë. Le të takojmë anëtarët e skuadrës Go Breakers:


Enia Marinič

Personaliteti: Një vajzë energjike dhe këmbëngulëse, plot me entuziasëm, që dëshiron të marrë sa më shumë nga jeta. Ajo është gati të bëjë shumë për skuadrën, kështu që asaj asnjëherë nuk I mungon iniciativa nga vetvetja, disiplina dhe vendosmëria.

Stili i kërcimit: E patrembur dhe kërcimtare e zonja. Shumicën e kohës, do e shikoni duke fluturuar në ajër ndërkohë anëtarët e tjerë e skuadrës së kërcimit e hedhin atë në salto. Ajo gjithashtu është eksperte e aerobisë në dysheme, gjë e cila kërkon aftësi shumë të mira fizike dhe kurajo dhe për këtë arsye Enia është perfekte.

Momentet e preferuara: Performancat në skuadër përballë audiencës.

Arritja më e madhe: Vendi i tretë për Break Dance për të rritur në 2018 WORLD CHAMPIONSHIP në Poloni (Kielce).

 

Indi Mužič
Personaliteti: E bukur, plot gëzim, i cili reflektohet në pozitivitetin e të gjithë skuadrës. Indi është shumë e përgjegjshme dhe e besueshme dhe gjithmonë gati për të ndihmuar. Ajo shpesh spontanisht merr përgjegjësi për punën me cilësi të anëtarëve të tjerë gjithashtu, duke i shtyrë drejt një progresi më të shpejtë. Ajo ka kërcyer që 4 vjece dhe dëshira e saj më e madhe është të bëhet një mësuese kërcimi.

Stili i kërcimit: Karakteristikat e kërcimit të saj janë janë lehtësia, shkathtësia, kreativiteti dhe ritmi i shkëlqyeshëm.
Momentet e preferuara: Kompeticionet në kërcim Solo.

Arritjet më të mira: Vendi i parë në Break Dance, WORLD CHAMPIONSHIP 2018, Kielce, Poloni.
 

Daniel Mikuž

Personaliteti: Ai beson në vetvete, kështu që ai shpesh vendos qëllime të mëdha, të cilat ai i arrin me këmbëngulje. Ai gjithashtu i ndan njohuritë e tij me anëtarët e tjerë të skuadrës. Në të njëjtën kohë, ai është shumë i kujdesshëm dhe modest me të gjithë.

Stili i kërcimit: Salto, hedhje mbi pengesa, dhe kërcime në grup janë cilësitë e tij më të mira në kërcim. Ai i bën të gjitha këto me shumë lehtësi, gjë e cila konfirmon njohuritë e tij të mira të teknikave të duhura.

Momentet e preferuara: Stërvitjet akrobatike
 

Raf Mužič

Personaliteti: Anëtarët e tjerë të skuadrës thonë që ai është vëllai i tyre i vogël. Ai është i gjallë si natyrë dhe i pëlqen një atmosferë e disiplinuar por dinamike.

Stili i kërcimit: Stili i tij i preferuar është i ndryshëm dhe dinamik. Ai zotëron: “up rock”, “footwork”, “powermoves” dhe “freezes”.

Momentet e preferuara: Udhëtimet në grup.

Arritjet më të mëdha: Vendi i parë “Break Dance Team”, EUROPEAN CHAMPIONSHIP 2018, Bremenhaven, Germany.
 

Nick Gorjup

Personaliteti: Një djalë I besuar që gjithmonë sjell të qeshura dhe atmosfërë qetësie në grup. Gjithsesi, kur duhet, ai është i aftë të përqëndorhet dhe qetësohet.

Stili i kërcimit: Shumë i përshtatshëm akrobaci të vështira në grup., ku ai luan rolin e një “shtylle” të qëndrueshme. Stili i tij është i thellë dhe i sofistifikuar teknikisht, dhe kjo është arsyeja që ai shijon “ngrirjet”dhe “powermoves”.

Momentet e preferuara: Stërvitjet Break Dance.

Arritjet më të mira: Vendi i parë “Break Dance Team”, WORLD CHAMPIONSHIP 2017, Kopenhagen, Danimarkë.

Rok Cvjetkovic

Personaliteti: Një djalë miqësor i cili është gjithmonë gati për një kërcim. Ai është i apasionuar pas kulturës urbane. Break Dance, në anën tjetër, është një gjë që ai kthehet gjithmonë. Ai është i vetëdijshëm që nuk ka rrugë të shkurtër në rrugën drejt suksesit, kështu që ai gjithmonë i afrohet gjërave me përgjegjshmëri dhe në një mënyrë të organizuar.

Stilet e kërcimit: Stili i tij dallohet nga bazat e hartuara mirë, të cilat ai i fuqizon me karizmën dhe qëndrimin e tij ndaj kërcimit.

Momentet e preferuara: Kampet e kërcimit.

Kërcime, kthime dhe shumë lëvizje kërcimi janë emri i tyre i dytë! Ndjeni energjinë dhe hidhini një sy videove dhe fotove të tyre.
 

Artikuj të ngjashëm