në të gjithë Shqipërinë për porosi mbi vlerën 6000L

Çdo ditë nga ora 08:30-21:00

Blog
02.09.2020.

DËSHIRON TË JESH “COOL”? BËHU NJË FIZIKANT

Të shtunën mbasdite, gjatë pushimeve verore, është koha kur fëmijët zakonisht harxhojnë në lumë,në pishinë ose diku tjetër jashtë. Gjithsesi, për djemtë historinë e të cilëve po e tregojmë sot, një e shtunë ishte një ditë e rezervuar për kompeticione fizike. Ata janë fëmijët e artë të Shkollës së Matematikës në Beograd, në cdo kuptim të fjalës. Ne ju prezantojmë me skuadrën më të forte të fizikantëve në Serbi dhe Grupin e Mrekullueshëm Të Shkollës - Bogdan Rajkov, Dobrica Jovanović, Petar Samardžić, Dušan Beguš dhe Strahinja Nikolić.

Ashtu sikurse dhe ato vetë thonë, ata janë të mrekullueshëm sepse e duan fizikën shumë, dhe për ata kjo shkencë është më shumë se e mrekullueshme. Në Olimpiadat Europiane që janë mbatjur së fundmi , ku ishin pjesëmarrës 250 studentë nga më shumë se 57 vënde Europiane duke vizituar shtete jo – Europiane, Bogdan (18) dhe Dobrica (17) fituan medalje ari, Petar (18) argjendi, teksa Dušan (17) dhe Strahinja (18) fituan medalje bronzi. Pra duhet përmendur që Bogdan dhe Dobrica zunë dy vëndet e para në rankimin absolut zyrtar, që përfshin vetëm shtetet Europiane, kështu që ata përfaqësojnë fituesit absolutë të garës në skuadrat Europiane.

Kur i takon ata, gjëja e pare që tërheq vëmendjen është shpirti i tyre i gëzuar, modestia dhe zgjuarsia që i zbukuron ata. Ata janë adoleshentët “cool” që i pëlqen të luaj lojra, basketball dhe futboll në kohën e tyre të lirë, notojnë, lexojnë, t’i japin bicikletës dhe të dalin me grupin e tyre. Po, dhe gjumi që nuk po e përmendim! Është një aktivitet tjetër që ata e shijojnë shumë.

Ata vijnë nga qytete të ndryshme të Serbisë – Dobrica dhe Petar janë nga Beogradi, Bogdan është nga Novi Sad, Dušan nga Šabac, dhe Strahinja nga fshati  Lešnica pranë Loznica, por kjo nuk i ndalon ata nga të përpjekurit dhe të bërit të punës, falë të cilës ata arrijnë rezultatet më të mira në fizikë.

Ja përse pyetja e pare dhe më llogjike ishte - pse ata e pëlqejnë fizikën?

Ata ishin unanimë në përgjigjen e tyre: fizika është shkenca që merr gjithcka që është e mire nga matematika dhe menaxhon t’a aplikojë në problemet e jetës së përditshme. Për ata, është shkenca më interesante dhe magjike sepse përshkruan më së miri të gjithë shkencat e tjera natyrale, por gjithashtu janë shumë fusha ku mund të merresh jo vetëm teorikish, por gjithashtu eksperimentalisht.

Dashuria për fizikën reflektohet gjithashtu në faktin që ata duan të kenënjë karrierë në shkencë dhe si skuadër ata nuk dorëzohen me arritjen e vetëm rezulatateve më të mira.

Edhe pse ata kanë vetëm një vit që janë një skuadër, ata e njohin njëri-tjetrin shumë mire, kështu që ne kishim mundësinë t’i njihnim ata pak më mire si individë.

Anëtarja më e zgjuar e skuadrës është Dobrica, edhe pse as Bogdan, as Petar nuk janë shumë larg. Më shumë nerd? Hmmm, duke gjykuar nga përgjigjet e tyre, Dobrica dhe Bogdan..Dhe po, Dobrica e listoi vete si më shumë nerd, teksa komenti i tij,që kjo është për të ardhur keq na bëri ne për të qeshur.

Secila skuadër duhet të ketë patjetër rebelin më të madh, dhe në skuadrën e fizikantëve tanë, ai është Dušan. Shiko përgjigjet e tjera që morëm nga ata.

 

Këto fëmijë të dashur, mendjemprehtë, dhe SHUMË “COOL” na bënë të qartë që modestia është një virtyt, sepse, pavarësisht gjithckaje që ata kanë arritur, ata janë akoma adoleshentë që shijojnë gjithcka me bashkëmoshatarët e tjerë. Ata e provuan që e meritojnë titullin “The Coolest School Crew” dhe që suksesi që ata kanë arritur është vetëm fillimi në rrugën e qëllimeve për më lart. Dhe ne i urojmë atyre sa më shumë medalje dhe buzëqeshje përgjatë rrugës. 

Artikuj të ngjashëm