në të gjithë Shqipërinë për porosi mbi vlerën 6000L

Çdo ditë nga ora 08:30-21:00

Blog
26.08.2020.

HISTORIA E “BROTHERS CREW”

Ato nuk janë vëllezër gjaku…janë më shumë se aq. Ato janë vëllezër nga shpirti. Kërcimi i bashkoi ato dhe bashkë ndihen si një familje e vërtetë. Në 2012, Piticu (anëtar i grupit Simplu) shkruajti faqen e parë të tij të historisë “Brother Crew”, koncept i krijuar për të ruajtur pasionin e tij për kërcimin, nën moton: “Shëndeti nëpërmjet kërcimit”.

Përgjatë viteve, grupi kaloi shumë ndryshime, por në fund, me mbështetjen e familjeve dhe koerografëve të tyre, ato që ndoqën me besim të plotë Piticu Dance Studio – “Only The Strong Survive”,janë:

Cristian (Chips) (15 vjeç) – Ka 7 vite eksperiencë si kërcimtar; edhe pse ka vetëm 3 vite në këtë grup, kolegët e tij e shikojnë si liderin e grupit të tyre, falë faktit që ai është shumë i vendosur dhe ekstremisht punëtor.


              Andreea (16 vjeç) – Ka filluar të kërcejë në moshën 8 vjeçare. Ajo ka qenë pjesë e këtij grupi duke filluar nga fillimi i karrierës së saj si kërcimtare, duke treguar përkushtim dhe përfshirje të fortë çdo ditë.

 

Ryan (11 vjeç) – Ka 5 vite që kërcen në këtë familje të bukur dhe është një nga anëtarët më energjikë të grupit.

              

Miruna (15 years old) – Stepped on a dance studio floor for the first time 6 years ago; she has been with the Brothers Crew for about 4 years and she has become the one in charge of keeping a positive and fresh vibe within the group.

 

Miruna (15 vjeç) – Hodhi hapin e pare në një studio kërcimi 6 vite më pare; ajo ka qenë me Brothers Crew për rreth 4 vite dhe ajo është bërë ajo që kujdeset për të ruajtur energjinë pozitive brenda grupit.  
              

Patrick (16 vjeç) – Filloi të kërcente në moshën 7 vjeçare; ai i është bashkuar këtij grupi fantastik kërcimi 6 vite më pare. Atij i është dhuruar talent pafund gjë që e lejon atë të kombinojë lëvizjet e tij fantastike të kërcimit dhe aftësitë e tij të mrekullueshme akrobatike.

 

Ariana (Ari) (14 vjeç) -- Ka kërcyer që në moshën 11 vjeçare; para kërcimit është marrë me gjimnastikë ritmike. Ajo është anëtarja më e re e grupit, u bë dy vite që është pjesë e “Brothers Crew”. Gjithsesi, ajo është integruar në mënyrë të përkryer falë faktit që ajo ka një natyrë ambicioze dhe ka shumë besim për pikat e saj të forta.


 

Ai që besoi tek ato më së shumti, Piticu, ia doli të ngjallte tek to dashurinë për kërcimin duke u bërë në të njëjtën kohë, mësuesi i tyre, shoku dhe prindi i tyre. Kërcimi u bë gjëja që i ndryshoi tërësisht perceptimin për jetën. Ai kishte një kontribut të madh në zhvillimin e besimit në vetvete. Besimi që së bashku mund t’ia dalin me sukses dhe që nuk ka qëllime që nuk arrihen teksa ushqejnë në skuadër kënaqësinë e të punuarit bashkë, disiplinën, seriozitetin, përgjegjësinë dhe shumë passion për jetën e tyre. Me fjalë të tjera, ju duhet të keni shpirtin e skuadrës!

 

Nëse mendoni që ju duhet vetëm talent për të arritur një performance të mire në kërcim, Brothers Crew ju thotë me një zë që sekreti i tyre është pa dyshim këmbëngulja dhe shumë punë. Po, ato kërcejnë cdo ditë dhe e konsiderojnë kërcimin një formë arti tek sportet.

 

Ato kujtojnë me kënaqësi të gjithë momentet gazmore që kanë kaluar përgjatë garave dhe trajnimeve dhe tani ato e dine si të kapërcejnë barrierat me një buzëqeshje të thjeshtë në fytyrë. Meqë ra fjala, e dini se çfarë bën një djalë nëse ai nuk ulet siç duhet në tokë pas një kërcimi? Ai tund këmbët që të ngjajë sikur ishte pjesë e kooreografisë…ose pritet nga disa kolegë? Ai fillon të zvarritet në dysheme, për ta bërë të duket si të qëllimshme.

 

“Brothers Crew” gjithmonë ndjek rregullin e zakonshëm: Nuk ka rëndësi, çfarë ndodh, bëj tënden, mos u dorëzo! Improvizo deri në fund të kërcimit!

 



“Brothers Crew” ka recetën e tij të suksesit dhe ato janë të gatshëm të shprehin emocionet e tyre dhe të bindin nëpërmjet kërcimit. Ato kanë marrë pjesë në shfaqje pafund dhe TV show, ato kanë kërcyer në videoklipe të shumë artistëve nga Rumania dhe janë krenarë për arritjen e performancave të pabesueshme në konkurse të panumërta vjetore, duke arritur shumicën e herëve, vendet e para.

Ata janë kampionët e Young Artist Grand Prix, me rënditjen më të mire në konkurs, duke fituar në të njëjtën kohë, cmimin e vecantë për Grupin më të mire. Ata arritën vendin e pare tek Bucharest Dance Festival, duke u kualifikuar për “DanceStar World Finals”, në Kroaci.

 

Arritja e tyre më e madhe është kualifikimi për dy vite rradhazi në konkurset më prestigjoze në botë: “World Hip Hop Dance Championship”, i cili zhvillohet çdo vit, në Shtetet e Bashkuara. Në 2018, Brothers Crew ishte në Hip Hop International stage, në SUA – Phoenix, Arizona, duke menaxhuar të përfaqësojë Rumaninë në kategorinë Varsity, në fazën Preliminarie. Mundësia e ndodhjes në skenën HHI kontribuoi më së shumti në zhvillimin e tyre si kërcimtarë dhe është definitivisht niveli më i lartë që “Brothers Crew” kanë arritur deri tani.

 

 

Energjia e trajnimit, adrenalina e ndjerë në skenën e konkurseve, suporti i përbashkët dhe dëshira për të përparuar dhe për të shkuar larg së bashku, inspirimi i dhënë nga kultura urbane dhe shumëllojshmëria e kërcimeve, veçanërisht hip hop dhe street dance dhe lidhja e afërt ndërmjet tyre…të gjitha këto të kombinuara, i ndihmon ato për të gjetur motivimin e ditës për të vazhduar të ndjekin ëndrrën e tyre të përbashkët- atë të jetuarit në hapat e kërcimit dhe të qenit më mire se dje. Motoja e tyre është të mos dorëzuarit kurrë! Ata luftojnë deri në fund! Si vëllezër.

 

Brothers Crew

Artikuj të ngjashëm