në të gjithë Shqipërinë për porosi mbi vlerën 6000L

Çdo ditë nga ora 08:30-21:00

Blog
12.08.2020.

327 hijet e pamjes retro të viteve 70

E/I guximshme, retro klasike e krijuar për jetën e përditshme totalisht moderne

 

Përshëndetje! Përgjatë këtyre ditëve të nxehta të verës, ne morëm pak pushim nga të këryerit dhe vendosëm të kërkojmë për atlete të reja të cilat do na ndihmojnë të pushtojmë pistat e kërcimit. Grupi Buzz na dha disa informacione që Buzz ka sjellë modelet e reja të atleteve që do na suprizojnë dhe sapo pamë New Balance 327, na u bë sikur po na thërrisnin,, Suzana! Franjo!”.

Ne jemi fansa të mëdhenj të atleteve sportive retro që u kthyen në atletet për jetën e përditshme, por një vend i veçantë në koleksionin tone është ruajtur për atletet e vrapimit nga vitet 70 që u transformuan në atletet stil për jetën e përditshme; kështu që NB 327 gjeti vendin e saj në koleksionin tone shumë shpejt.

 

Sapo të marrësh në dorë NB 327 ju mund të ndjeni miksimin e materialeve në pjesën e sipërme të atleteve me pak kamosh dhe me pak najlon. Shenja dalluese me shkronjën N është pak i ekzagjeruar, pjesa e poshtme është e inspiruar nga atletet e vrapimit nga e shkuara dhe detaji që na intrigoi të dyve ne është pjesa asimetrike që shtrihet përgjatë gomës së atleteve.

Ylli i shfaqjes është definitivisht New Balance W327! Ngjyrat janë totalisht fantastike dhe një nga kombinimet e preferuara të Suzanës. Janë shumë të rehatshme dhe kanë pjesën e poshtme që përshtatet me majën. Të gjitha në një, NB W327 janë një zgjedhje e mrekullueshme nëse po shpenzoni shumicën e ditëve në atlete teksa po eksploroni qytetin, duke kërcyer ose duke ecur në plazh ose në rrugët e qytetit.

Ju mund të mendoni ndryshe në fillim, por me këtë model New Balance ndërmori një hap të guximshëm dhe modeli 327 është definitivisht gjith çka që fansat e atleteve NB mund të ëndërronin. Dizanji tërheqës nuk është e vetmja gjë që e karakterizon këtë model, ekzekutimi i përmirësuar Teknik është gjithashtu një nga cilësitë kryesore të këtij modeli. Pjesa kamosh si e përdorur definitivisht thekson pamjen retro dhe dërgon një ndjesi ndryshe. Modeli New Balance 327 Dark Purple është totalisht zgjedhja e veçantë e verës.

Modeli për meshkuj 327 reflekton totalisht moton e famshme të New Balance “E veshur nga supermodelet në Paris dhe baballarët në Ohio”. Edhe pse baballarët në Ohio nuk janë shumë të dhënë pas modës, supermodelet në Paris do çmendeshin për këtë model siç u çmend edhe Fraznjo. “Kjo është hera e pare që unë ndihem i veshur dhe i rritur mjaftueshëm për një bluzë me motive botanike dhe pantallona lino. Të buta, të lehta – pikërisht siç i dua atletet e mia të përditshme në qytet ose për të dale me miqtë e mi kur afrohet nata, jam gjithashtu gati për një takim me të dashurën time.”

New Balance 327 i shton detajet e vërteta të përditshmërisë në veshjet tuaja dhe në të njëjtën kohë ju ofrojnë rehati për ditët e nxehta në qytet ose shëtitjet relaksuese në bregdet. Bëjini tuajat në dyqanet Buzz ose onine. Shijoni verën, çmenduni dhe guxoni me kombinimet tuaja, dhe ju sugjerojmë të përfshini NB 327 në veshjet tuaja verore.

Shihemi,
Suzana & Franjo

 

Artikuj të ngjashëm