në të gjithë Shqipërinë për porosi mbi vlerën 6000L

Çdo ditë nga ora 08:30-21:00

Blog
05.08.2020.

ELEVATED CALI VIBES

Përshëndetje njerëz, është vajza juaj, Andrea, dhe sot po ecim në rrugët më të njohura me Buzz Crew dhe atletet Puma, jeni gati? Unë kam ecur në këto rrugë që fëmijë dhe kam pare qytetin të rritej dhe mundet që dhe ai të ketë pare të njëjtën gjë tek unë. E njëjta gjë vlen dhe për ju besoj miq…ne jemi të lidhur me këto rrugë në mënyra më të ndryshme se mund ta imagjinoni…



Ne jetojmë brënda mburojës së qyteteve tona dhe ne zhvillojmë mënyrën tone të të ekzistuarit, të ngriturit, të ndryshuarit dhe ne krijojmë kulturën tone dhe të njëjtën bën edhe qyteti, rritet, ndryshon, dhe krijon një kulturë të veten. Unë e di, bëhem romantike kur flas për rrugët, por ka diçka atje që e ndjej që është pjesë e komunitetit tone dhe nuk mund ta lë jashtë historive tona.


Si cdo përrallë e bukur vjen me pak ndryshim, ylli i ditës së sotme bën të njëjtën gjë. Bazuar në siluetën klasike, Puma Cali Wedge mban firmën e modeleve Cali me një lartësi ndryshe e cila përmban gomën unike “wedged” dhe një dizanj të pastër së pjesës së sipërme. Ato nxjerrin në pah të gjithë detajet që i bëjnë atletet Puma të dallojnë në një mënyrë minimaliste, si vizat ikonike në anë, një logo e madhe tek gjuha dhe një më e vogël, me printime në ngjyrë ari të emrit të brand-it në lëkurë. Për të hequr balancën nga pjesa e sipërme , Puma Cali Wedge qëndron në një gomë të lartë, të dekoruar me teksturë të larmishme dhe vija të mëdha tek pjesa e përparme dhe tek në majën e atleteve. Vetëm në rast që ju i keni humbur teksa keni kaluar…emri PUMA është i shkruar me shkronja kapitale në pjesën e poshtme të pjesës së mbrapme, kështu që ju e dini me kë keni të bëni. Dizanji i theksuar nuk bën kompromis në rehati dhe stabilitet, sepse ato ofrojnë mjaftueshëm fleksibilitet dhe ju mundësojnë që të përballoni një ditë të plotë në nxehtësinë e qytetit, këtë verë.


 

Nëse vendosni t’i provoni mund t’i bëni tuajt në dyqanet Buzz Sneaker Station dhe online. Për mua zgjedhja ishte shumë për t’u përballuar, kështu që mora të dyja ngjyrat me vete, sepse unë jam I sigurt unë mund të përshtas stilin e Puma Cali Wedge në secilën veshje të cmendur që unë kombinoj.

 

Shpresoj qëe shijuat blog-un për sot me Wesr Coast Vibes dhe do dëgjohemi herën tjetër ne Buzz Crew për të eksploruar pak më dhumë nga kultura e atleteve!

Gjithë të mirat!

Andreea Din

Artikuj të ngjashëm