në të gjithë Shqipërinë për porosi mbi vlerën 6000L

Çdo ditë nga ora 08:30-21:00

Blog
21.07.2020.

Puma RS-X Puzzle bashkon njerëzit bashkë

Hey njerëz,

Jemi ne – Remi dhe Akasha dhe mezi po prisnim të vinim tek ju me blog-un më të ri. Është zyrtarisht verë dhe të dy ne mezi po prinsnim të takonim njëri-tjetrin pas pauzës së gjatë. Remi kaloi verën duke krijuar “tutoruals” për kërcime online dhe Akasha i kushtoi kohën e saj krijimit të playlist-ave, që presin të dëgjohen. 

Arsyeja për t’u bashkuar është Puma RS-X Puzzle. Këtë model ju mund ta gjeni në varietete të ndryshme ngjyrash por mesa duket ne të dy e dashuruam të bardhën më së shumti.

Për të theksuar, të kesh të njëjtën shije për atlete nuk është e vetmja gjë që ne kemi të përbashkët. Jetët tona i janë dedikuar muzikës – një kërcimtar dhe një DJ. Jo vetëm kjo, por shumë shpesh ka ndodhur ku një zgjedh muzikën dhe tjetri kërcen me të.

Gjithashty, ne të dy i kushtojmë shumë vëmendje asaj që veshim, si e prezantojmë veten tek të tjerët sepse në këtë mënyrë krijojmë përshtypjen e pare. Ndoshta kjo është arsyeja që ne të dy e dashuruam RS-X Puzzle.

Kur Remi i shikona ato, ai shikon vijat në dizanj dhe Akasha bie në dashuri me shikim të pare me formën “chunky” dhe elementët suede ngjyrë gri që bëjnë atleten të bëjë dallim teksa ecën. Nga forma vjen edhe emri i modelit – X për “eXaggerated”. Por ajo që e bën RS-X Puzzle të dallojë për të dy ne është që detajet janë krijuar për materiale dhe tekstura të ndryshme – lëkurë, suede, kamosh, rrjetë – si një puzzle i vërtetë.

Dhe duket sikur secili prej nesh përshtatet si një pjesë e puzzle me këtë model. Dhe “monochrome aesthetic” që kemi zgjedhur për fotografitë i përkon atletes sonë të preferuar për verë. Edhe pse këtë vit, vera është më ndryshe, disa gjëra nuk ndryshojnë. Të zotërosh atlete të reja të mrekullueshme të bardha është një nga ato.

Edhe pse modeli e ka origjinën nga atlete vrapimi të viteve 80, tani është një klasik i vërtetë rrugësh. Për Akasha RS-X Puzzle shkon me pantallona të gjëra, pjesën e sipërme të gjërë, por gjithashtu do ishin perfekte me një fustan të shkurtër.

Gjëja më e mire për atletet e bardha është se ndihen sikur janë të bëra për t’u veshur në verë dhe ju presin për një shëtitje me miqtë në një mbrëmje të ngrohtë. Modelin e gjenu në dyqanet Buzz dhe online.

Dalloni me kreativitet,

Remi dhe Akasha

Artikuj të ngjashëm