në të gjithë Shqipërinë për porosi mbi vlerën 6000L

Çdo ditë nga ora 08:30-21:00

Blog
17.07.2020.

JEMI DUKE KËRKUAR PËR EKIPIN MË FANTASTIK TË SHKOLLËS

Kur njerëzit ju konsiderojnë si ekipi më trend i lezetshëm, cila është gjëja e parë që ju vjen në mendje? Cfarë ju veçon nga të tjerët, nga ekipet e  ngjashme - cilat janë ato fitore dhe suksese të vogla për të cilat jeni krenarë? Ne kemi nevojë për përgjigje për të gjitha këto pyetje sepse ne jemi duke kërkuar për ekipet me fantsatik te shkolles - ata që do të jenë imazhet e fushatës së re Buzz “Back to School”.

Nëse mendoni se ju dhe ekipi juaj meritoni të përzgjidheni , lexoni kushtet që duhet të plotësoni për tu bërë fimazhet e fushatës së bashku.

Kushtet e aplikimit për fushatën Buzz Ekipi fantastik i shkollës.

 

  • Ekipi që aplikon nuk mund të ketë më pak se 3 ose më shumë se 5 anëtarë që nuk duhet të jenë nga e njëjta klasë ose shkollë, por ata duhet të jenë nxënës të shkollës fillore ose gjimnazistë. Ne mund të zgjedhim ekipin që ka më shumë se 5 anëtarë nëse na pëlqen historia e tyre.
  • Ju dhe ekipi juaj mund të jeni anëtarë të skuadrave, klubeve dhe seksioneve të ndryshme në fushën e vallëzimit, sportit, robotikës, informatikës, lojrave, shkencave, punës humanitare dhe mjedisore ose ndonjë fushë tjetër në të cilën keni realizuar ndonjë arritje domethënëse.
  • Mosha nuk është e rëndësishme për regjistrimin e skuadrës - është vetëm e rëndësishme që nëse jeni nën 18 vjeç të marrim miratimin e prindërve tuaj nëse ju zgjedhim si imazhet  e fushatës.
  • Imazhet e fushatës “Kthim ne shkollë” \mund të jenë çdo ekip i shkollës nga Shqipëria.Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria.

 

Cilat arritje merren në konsideratë nga ne  kur zgjedhim ekuipet më të favorizuara.

  • Vendi i parë / i dytë / i tretë në një konkurs kombëtar / rajonal / ndërkombëtar.
  • Organizimi i aksionit humanitar ose ndonjë aktiviteti tjetër bamirës për të ndihmuar individët, grupet ose organizatat.
  • Kontributi për komunitetin / qytetin / departamentin / shkollën në mënyra të ndryshme - çdo lloj aktivitetesh të përgjegjshme për shoqërinë.

Na dërgoni një kërkesë në postën elektronike të mëposhtme: [email protected]. Ju keni lirinë të jeni krijues dhe të paraqiteni në mënyrën më origjinale. Aplikimi juaj duhet të përgjigjet në pyetjen: Pse ekuipi im i shkollës është ekipi më fantastik?

Ju mund të na dërgoni video (nga TikTok ose ndonjë platformë tjetër), foto dhe tekst shoqërues - çdo material që do t'ju prezantojë si ekip në mënyrën më të mirë, më origjinale dhe më krijuese.

Na dërgoni kërkesën tuaj nga data 17 korrik deri më 1 Shtator 2020.

Mirëutakofshim së shpejti!

Ekipi Buzz

Artikuj të ngjashëm