në të gjithë Shqipërinë për porosi mbi vlerën 6000L

Çdo ditë nga ora 08:30-21:00

Blog
08.07.2020.

WHEN THE SUN IS UP ADILLETES ARE MUST

Ahhh verë.

Të gjithë janë më të lumtur në këtë kohë të vitit. Pas ditëve të zëna dhe të depresionuara, sezoni i preferuar i të gjithëve më në fund erdhi. Disi mendoj që çdo verë unë kam një mendim ndryshe kur bëhet fjalë për stilin. Kjo gjë është pak problem, pasi vazhdimisht jam në kërkim të rrobave që nuk do më duhen verën tjetër. Prandaj sigurohem gjithmonë që të paktën atletet/shapkat që unë blej të jenë të zgjedhura mirë, ku në fund duhet të jenë të bukura, të thjeshta, klasike dhe që mund t’i vesh edhe vitin tjetër gjithashtu.

Adidas, si një nga brand-et e mira të preferuara në botën sportive dhe në stilin urban, ka lancuar shumë atlete që unë i dashuroj edhe i vesh shumë, pavarësisht rastit dhe sezonit. Por këtë verë, po i ndërroj atletet e mia të preferuara për një dashuri të re, adidas adilette.

Të rehatshme dhe trendi, shapkat adidas janë një nga të preferuarat e mia këtë verë! Ajo që është më e rëndësishme për mua është rehatia, por sigurisht më tërhoqi edhe mënyra si rrinë në këmbë. BUZZ ka modele pa fund të shapkave këtë sezon por unë zgjodha adilette. Ajo që ka shumë rëndësi është që këto shapka zgjasin për një kohë shumë të gjatë. Të rehatshme, të lehta dhe të thjeshta për t’u kombinuar, këto janë zgjidhje e mirë me një veshje që do ta vishja në qytet, dhe me veshje për pushime larg qytetit.

Deri në blog-un tjetër, qëndroni të shëndetshëm dhe të buzëqeshur.

Hana

Artikuj të ngjashëm