në të gjithë Shqipërinë për porosi mbi vlerën 6000L

Çdo ditë nga ora 08:30-21:00

Blog
23.06.2020.

Kthim në fëmijëri me NIKE SHOX ENIGMA 9000

Përshëndetje miq , shpresoj të jeni duke kaluar  mirë në këtë periudhë të vështirë! Unë jam duke u mbajtur mirë, si shumica prej jush, kalova javët e para në shtëpi në izolim të rreptë, duke u mësuar me situatën e re dhe duke luftuar me sfida të ndryshme të reja.

Ndërsa koha kalon  situata qetësohet, ka gjithnjë e më shumë njerëz në rrugë, Jeta po rikthehet në normalitet në hapa të vegjël, kështu që unë kam qenë në lëvizje për ditët e fundit (natyrisht që jam akoma duke respektuar distancimin social ). Nuk mund t'i rezistoja motit të bukur, vrapimit dhe ecjes në natyrë, si dhe Nike Shox Enigma 9000 në rozë pastel, që mbërritën në Buzz Sneaker Station!

Mezi po prisja këtë model ikonik që më çon përsëri në fëmijëri si një makinë të vogël kohe, në një periudhë jete të shkujdesur plot lojëra dhe të qeshura, në një kohë kur kalova pjesën më të madhe të kohës, dhe veçanërisht pranverën, jashtë shtëpisë në shesh lojërash në lagje, duke luajtur me miqtë e mi.

Unë zakonisht vesh Nike Shox Enigma 9000 me veshje sportive “casual”. Unë nuk kam qenë në gjendje t'i vesh ato me ndonjë gjë tjetër pasi kostumet tona, xhaketat dhe pantallonat e shkurtra janë bërë uniforma jonë, por unë tashmë kam disa ide në menjde  për kombinime veshjesh që mezi po pres t'i mbaj në punë dhe per te dale darkave.

Megjithëse situata është ende e pasigurt, më pëlqen kombinoj veshje për raste të ndryshme në të ardhmen e afërt, dhe e shoh këtë kompleksitet  stilesh si një risi  elegante kryesisht në kombinim me disa xhaketa të mëdha, cardigans dhe fustane “fancy”.

Jini të mirë, fantazoni dhe udhëtoni me kohën, sepse kjo situatë së shpejti do të bëhet thjesht një kujtim.

Ina

 

Artikuj të ngjashëm