në të gjithë Shqipërinë për porosi mbi vlerën 6000L

Çdo ditë nga ora 08:30-21:00

Blog
23.06.2020.

FESTONI MAGJINË & RIKTHIMIN E MADH TË REEBOK ZIG KINETICA

E inspiruar nga magjia e pazbuluar dhe e paeksploruar, por gjithashtu nga magjia e rikthimit në skenën e madhe, drejtuesit e brand-it Reebok përdorën kohën e përkryer për të prezantuar siluetën më të re të inspiruar nga stili retro të tyren. Pas rikthimit të nostalgjisë së viteve të kaluara për të famshmen Zig technology, këtë vit Reebok Zig Kinetica pa dritën e ditës!

Ishte, në çdo kuptim të fjalës, një rikthim i mrekullueshëm, sepse silueta e re ishte prezantuar përpara rikthimit të luftëtarit The Notorious MMA, Conor McGregor, përfaqësuesi i fushatës që manifeston njerëz trima dhe të pafrikësuar, njerëz që nuk kanë frikë nga ndryshimet dhe rreziqet. McGregor është një nga krijuesit e modeleve që janë në dyqanin tonë.

Të pafrikësuar, me temperament dhe gjithmonë ndryshe – luftëtarët legjendarë MMA sollën energji totalisht të re sportit, dhe kjo energji vinte, në fjalët e tij, nga marrëdhënia e tij me fëmijët e tij. Kjo është arsyeja që kjo fushata e re Reebok është dizenjuar si kombinimin i librave komikë dhe filmave të animuar për superhero. Dhe Mcgregor është ekzaktësisht kjo figure në botën e arteve marciale.

Gjithashtu e inspiruar nga udhëtimet në hapësirë, forma e pazakontë e dizanjit të ri Zig Kinetica është plotësisht e butë lart, detaje “neoprene” dhe veçanërisht pjesa e poshtme e dizenjuar në mënyrë zig-zag me një sistem prej 3 shtresash që mundëson më shumë rehati në çdo hap që hedh.

Gjithsesi, nuk janë performancat e kësaj siluete që do t’ju bëjnë për vete me shikim të pare! Atltetet janë plotësisht futuristike, me pjesën e sipërme të zezë, dhe pjesën e poshtme në portokalli të flaktë dhe brandimi i famshëm Reebok që përfaqëson energjinë e McGregor në mënyrën më të mirë të mundshme.

Po, ky bashkëpunim, që Reebok risolli Zig Kinetica- n në krye të listës “must have” të fansave të brand-it, por gjithashtu për bashkëpunimet me njerëzit e famshëm. Kjo është mënyra se si, pas dekadash punë në përmirësimin e teknologjisë Zig, erdhi manifestimi më i mrekullueshëm i atleteve që ju duhet të keni në koleksionin tuaj.

Reebok Zig Kinetica i krijuar në bashkëpunim me luftëtarin e MMA Conor McGregor, janë në gjendje në dyqanet tona ose online.

 

Artikuj të ngjashëm